Joseph Parker e rrah Wilderin, ia shkakton humbjen e tretë në karrierë

Joseph Parker e rrah Wilderin, ia shkakton humbjen e tretë në karrierë

Joseph Parker ka bërë befasinë duke fituar në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite, ndaj favoritit në “letër” Deontay Wilder.

Meçi ishte i barabartë nga fillimi, por Parker i fitoi më bindshëm disa nga raundet që ndikuan ta fitonte këtë betejë.

Wilder dominoi në raundet e parë e sidomos në të katërtin duke e goditur Parker disa herë radhazi.

Megjithatë, Parker pastaj mori “lojën në dorë” duke e rrahur keq në raundin e tetë, ku ishte afër edhe ta rrëzonte por “sekondat” e shpëtuan Wilderin.

Gjyqtarët në fund vendosën se Parker ishte më i mirë për t’i dhënë fitoren në këtë ngjarje të shkëlqyeshme.

Share This