Mançesteri “ngrin” lejen për hotelin e Ronaldos
Kristiano Ronaldo ka ndërprerë projektin për ndërtimin e një hoteli luksoz me vlerë 30 milionë euro në Mançester, pasi leja e planifikimit skadoi.
Portugezi e fitoi lejen e planifikimit për të ndërtuar një hotel ekskluziv me 151 dhoma në qendër të qytetit në dhjetor 2020, por ndërtesa e renditur si e Gradës II ka ngelur gërmadhë.
Hoteli mendohej që të hapej këtë vit, e do të punësonte mbi 900 njerëz dhe do t’i shtonte rreth 60 mln euro ekonomisë lokale. Por prona vazhdon që të ngelet e braktisur.
Një përfaqësues i grupit që do të bashkëpunojë me futbollistin për ndëritmin e hotelit të ri, e pranoi se projekti ka ngrirë.
Ikona portugeze e futbollit që te skuadra e Mançester Junajtid ka bërë historinë nuk shikohet më me të njëtin sy te tifozët e “Djajve të kuq” për shkak të intervistës që ai dha përpara largimit nga “Old Trafford” ku kritikonte klubin për menaxhimin dhe futbollistët.