Interi mund Leçen, Asllani fiton “derbin” me Ramadanin
Për shqiptarët Inter-Leçe nuk ishte një ndeshje e zakonshme e Serisë A italiane, por një duel për tu ndjekur me kujdes pasi përballë njëri-tjetrit për disa minuta luajtën dy prej tri mesfushorëve të Shqipërisë së Silvinjos.
Takimin e fituar nga Interi me shifrat 2-0 (shënuan Bisek 43′ dhe Barela 78’), Asllani pati mundësi ta shijonte vetëm nga minuta e 75’, kur i mori vendin Çalhanoglusë.
Tjetër histori është për Ramadanin, i cili luajti të gjithë ndeshjen duke konfirmuar edhe një herë se është “jetik” për formacionin salentin.