I jashtëzakonshëm, Muja shënon gol për Antwerpin

I jashtëzakonshëm, Muja shënon gol për Antwerpin

Arbnor Muja vijon me paraqitjet e mira në kampionatin belg për skuadrën e tij Antuerpin, ku edhe sot e ka gjetur rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 me ekipin e Uesterlosë për here të pestë në këtë sezon.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dhuroi avantazhin ekipit vendas në fundin e pjesës së parë ku ktheu në gol një pasim të Fermalen.

Në fraksionin e dytë ndodhi gjithçka. Takimi për Mujën mbaroi në të 63-ën kur u zëvendësua nga Balikvisha.

Zëvendësimet ishin më efikase për miqtë, të cilët goditën dy herë Antuerpin më të sapo aktivizuarin Stasin (70’, 76’).

Për të shpëtuar Antuerpin mendoi Aldervajred katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Me këtë pikë Antuerpi ruan vendin e pestë, ç’ka i lejon të jetë pjesë për momentin e skuadrave, të cilat do të luajnë në fund të sezonit për titullin kampion.

Share This