Liverpool-Arsenal, kështu mbyllet derbi i madh anglez

Liverpool-Arsenal, kështu mbyllet derbi i madh anglez

Është mbyllur pa fitues derbi i zjarrtë anglez mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Si “Reds” ashtu edhe “Topçinjtë” zhvilluan paraqitje fantastike me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Mysafirët e nisën me më entuziazëm, duke krijuar nga minuta e parë për të kaluar në epërsi përmes mbrojtësit Gabriel që u asistua nga Martin Odegaard (4’).

Sidoqoftë, pas kësaj Liverpool mori dominimin dhe ishte Mo Salah që realizoi një gol të bukur pas një asistimi fantastik të Trent Alexander-Arnold.

Liverpool ishte më e mirë në pjesën e dytë duke pasur më shumë raste, sidomos ajo mundësi e Alexander-Arnold që dështoi nga afërsia duke goditur traversën.

Megjithatë, mbrojtja e të dy skuadrave ishte në nivelin e duhur duke mos pranuar më ndonjë gol.

Arsenal kështu mban kreun me 40 pikë derisa Liverpool renditet në pozitën e dytë me 39 sosh.

Share This