Duel “gjigandësh” në merkato, PSG e Real Madrid pas “ylli” francez
Duke marrë parasysh boshllëkun “gjigand”, që mund të shkaktojë largimi i Kylian Mbappe, në sulmin e Paris Saint-Germain, bordi i këtyre të fundit ka vendosur të hapë “thesin” këtë merkato vere e të transferojë disa lojtarë që mund të çojnë ekipin drejt titullit të Champions League, aq shumë të kërkuar.
Për këtë arsye, “gjigandët” francezë dëshirojnë të transferojnë në “Parc des Princes”, “yllin” e “shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, me kartonin e këtij të fundit që vlerësohet 100 milionë euro nga gjermanët.
Mirëpo, duket se kampionët e Ligue 1 nuk janë të vetmit që interesohen për kartonin e “fantazistit” francez, pasi për autorin e 23 golave e 17 asistimeve në 46 përballjet e sezonit të kaluar interesohen dhe “gjigandët” spanjollë të Real Madrid.