S’ndalet Manaj, sërish gjen golin në Turqi

S’ndalet Manaj, sërish gjen golin në Turqi

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj vazhdon me performancën e shkëlqyer në futbollin turk.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, i ka siguruar fitoren Sivassporit (1-0) përballë Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt.

Manaj rrugën e golit e gjeti në minutën e 86’, i gjashti për të në elitën turke.

Share This