“Kam puthur një vajzë në buzë”, Linda vërteton akuzat e Santianës
Lindita Halimi është një nga banoret e Big Brother Vip Kosova 2.
Ajo është përfolur shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për shumë situata.
Disa ditë më parë Santiana ka treguar se Linda ka thënë që i takon grupit LGBTQ+.
Sot gjatë bisedës së Lindës me Bucin ajo i ka “vërtetuar” këto akuza.
“Po, madje në klip edhe e kam puthur një femër. I pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti im”, ka thënë Linda kur i është përgjigjur Bucit nëse ka vallëzuar ndonjëherë në videoklip.
Linda Halimi është një nga të nominuarat e natës së sotme.