Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore nën lindje si dhe në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë, raporton atsh.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 20/32 Diell re
Kukës 18/31 Diell re shi
Lezhë 20/32 Diell re
Dibër 15/31 Diell re shi
Durrës 19/32 Diell re
Tiranë 21/33 Diell re
Elbasan 20/33 Diell re
Berat 17/33 Diell re
Vlorë 21/30 Diell re
Korçë 14/30 Diell re shi
Gjirokastër 15/34 Diell re shi
Sarandë 20/31 Diell re
Share This