Zyrtare: Florent Hasani bën hapin e madh, firmos për Rapidin e Bukureshtit

Zyrtare: Florent Hasani bën hapin e madh, firmos për Rapidin e Bukureshtit

Tashmë është zyrtare. Futbollisti kosovar Florent Hasani, ka firmosur për klubin e madh rumun, Rapidin e Bukureshtit.

Hasani përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar transferimin tek Rapidi.

“Nga sot jam lojtar i FC Rapid 1923. I lumtur për këtë hap të ri në karrierën time”, ka shkruar Hasani.

Futbollisti nga Kosova, siç raportohet, i është bashkuar Rapid Bukureshtit nga Tirana për çmimin 300 mijë euro.

Hasani me klubin rumun ka firmosur kontratë dyvjeçare, derisa ai ka zgjedhur numrin 8 te skuadra te Rapidi.

Hasani do të bashkohet me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmanin.

Share This