
Knicks dy fitore larg titullit të parë pas 53 vjetësh
New York Knicks ka shënuar fitoren e dytë në transfertë ndaj San Antonio Spurs në finalet e NBA-së.
Ata fituan minimalisht falë pikës nga gjuajtja e lirë e Jalen Brunson i cili fitoi topin pas gabimit të Victor Wembanyamas në sekondat e fundit, i cili kishte pasuar te Stephon Castle ndonëse ky i fundit ishte me shpinë të kthyer nga ai,
Gjiganti i SAS pati sidoqoftë më së shumti pikë në ndeshje, 29, por Karl Anthony-Towns me 21 pikë, udhëhoqi mysafirët drejt fitores.
Nju-jorkezët mund ta fitojnë titullin e parë pas mbi pesë dekadash dhe të festojnë në shtëpi nëse i marrin dy ndeshjet e radhës të cilat i zhvillojnë pikërisht në Madison Square Garden.

