Hoxhaj: 7 qershori është Dita D për Kosovën

Hoxhaj: 7 qershori është Dita D për Kosovën

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në të cilën zgjedhjet e 7 Qershorit i cilëson si moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hoxhaj thotë se këto zgjedhje nuk janë për tema të zakonshme politike, por për drejtimin që do të marrë shteti në vitet e ardhshme.

“7 Qershori është Dita D. Dita kur e mbrojmë demokracinë, ose dita kur hapet rruga drejt diktaturës”, deklaron ai.

Hoxhaj akuzon qeverinë aktuale për krijimin e asaj që e quan “autokraci elektorale”, duke thënë se vendi ka mbetur pa Kuvend funksional, pa President dhe me institucione në krizë.

“Miliona të ndara pak ditë para zgjedhjeve nuk janë ndihmë. Janë frikë nga humbja. Shteti nuk guxon të bëhet vegël e një partie politike”, thekson ai.

Share This