Trajneri Iraola nënshkruan për dy vjet me Liverpoolin

Trajneri Iraola nënshkruan për dy vjet me Liverpoolin

Andoni Iraola ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Liverpoolin, të cilit do t’i prijë deri në qershor të vitit 2028.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell “Express”.

Marrëveshja mes gjigantit anglez me trajnerin spanjoll është zbuluar këtë javë, ndërsa ai do ta pasojë rajnerin Arne Slot, i cili u shkarkua paraprakisht nga “Reds”.

Pablo de la Torre, Tommy Elphick, Shaun Cooper, Tom Webber do të jenë pjesë e stafit teknik, që do të udhëhiqet nga Andoni Iraola.

Një epokë e re po nis në “Anfield Road”, ndërsa “Të Kuqtë” synojnë t’ju kthehen sukseseve pas një sezoni të dështuar përkundër përforcimeve të mëdha që i bënë në verën e kaluar.

Share This