Zelensky: Pozicionet tona në front mbeten të forta

Zelensky: Pozicionet tona në front mbeten të forta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se vijat e frontit janë forcuar ndjeshëm, duke u bazuar në raportin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi.

Sipas presidenti Zelensky, pozicionet mbrojtëse të Ukrainës janë të forta dhe kjo përbën një rezultat të rëndësishëm për vendin, i cili mund të mbështesë edhe përpjekjet diplomatike në vazhdim. Ai i bëri komentet pas një takimi me drejtuesit ushtarakë të vendit.

Edhe platforma ukrainase e monitorimit ushtarak vlerësoi se situata në vijën e frontit është stabilizuar në masë të madhe. Sipas saj, forcat ruse pushtuan vetëm 14 kilometra katrorë territor ukrainas gjatë muajit maj, niveli më i ulët i avancimit mujor në tre vitet e fundit.

Analistët theksuan se lufta po hyn në një fazë të re dhe se Ukraina duhet të ruajë iniciativën strategjike. Ndërkohë, pas avancimeve të vazhdueshme ruse që nga vjeshta e vitit 2023, forcat ukrainase kanë arritur të frenojnë përparimin e kundërshtarit gjatë muajve të fundit.

Ukraina ka shtuar gjithashtu sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve ushtarake dhe energjetike në Rusi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lufta nisi me pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022 dhe, pavarësisht humbjeve të mëdha dhe kostove ekonomike, Kremlini vazhdon të ndjekë objektivat e tij strategjikë në Ukrainë. /atsh/

Share This