Hamza në Malishevë premton rritje pagash dhe pensionesh

Hamza në Malishevë premton rritje pagash dhe pensionesh

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim zgjedhor në Malishevë, nga ku ka kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 7 qershorit. Kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Bedri Hamza, shpalosi programin qeverisës, me ç`rast premtoi mbështetje për familjet, studentët, bizneset dhe punëtorët.

Hamza premtoi edhe sigurime shëndetësore, bursa për studentët dhe grante për fermerët.

Para banorëve të Malishevës, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka shpalosur programin qeverisës, me ç’rast ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit. Në këmbim të votës, Hamza premtoi realizimin e projekteve në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë, rritje të pagave, si dhe mbështetje për bizneset, punëtorët dhe familjet në përgjithësi.

“Po, PDK do t’i rrisë pagat për 50 për qind. Do t?i rrisim pensionet për ata që dhanë gjithçka për të fituar lirinë, për familjet e dëshmorëve, për 50 për qind. Nuk do t’i detyrojmë që të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe atij të luftës. Në qeverisjen tonë nuk do të ketë asnjë lloj pensioni më të vogël se 300 euro. Në shëndetësi do të ketë gjithmonë furnizim të mjaftueshëm, sigurim të barnave dhe kushte më të mira për pacientët dhe mjekët. Arsim konkurrues, digjitalizim të arsimit. Kapacitete të reja energjetike. Të gjitha kapacitetet e reja të energjisë së rinovueshme do ti lejojmë”, theksoi Hamza.

Gjatë tubimit u potencua se PDK garon në zgjedhje me një ekip që do të garantojë zbatimin e programit që ky subjekt ka shpalosur.

“PDK garon për qytetarët me një ekip të jashtëzakonshëm. Është me rëndësi ekipi që garanton realizimin e punëve. Unë jam me njerëz që dinë të kryejnë punë”, pohoi ai, raporton rtk.

Ai tha se pret që më 7 qershor të votohet masivisht numri 125.

Share This