Krasniqi asiston në fitoren e thellë të Clujt

Krasniqi asiston në fitoren e thellë të Clujt

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, ka ndihmuar që Cluj të fitojë përballë FC Universitatea Cluj.

Skuadra e Krasniqit triumfoi me rezultat 4:0.

25-vjeçari, i cili ishte titullar asistoi në golin për 3:0 në minutën e 77-të për sulmuesin nigerian Philip Otele.

Golat e tjera u shënuan nga Karlo Muhar, Daniel Birligea dhe Otele që shënoi të katërtën.

Ai luajti në krahun e djathtë të mesfushës deri në minutën e tretë të kohës shtesë, raporton lajmi.

Krasniqi nuk ka shënuar gol në Kupën apo kampionatin e Rumanisë që prej 6 prillit të këtij viti.

Share This