Bochumi, një tjetër klub i njohur gjerman që e do Muslijajn

Bochumi, një tjetër klub i njohur gjerman që e do Muslijajn

Edhe një tjetër skuadër e Bundesligës gjermane ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Kosovës, Florent Muslija.

Muslija aktualisht është pjesë e Paderbornit të kategorisë së dytë të futbollit gjerman, por po vlerësohet si yll i gjithë ligës.

Të paktën kështu ka shkruar gazeta e madhe gjermane “Bild” të enjten.

“Makineria e golave dhe asistimeve. Bochumi e do këtë yll të kategorisë së dytë. ‘Bild’ ka informatën se Bochumi dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit të Paderbornit”, ka shkruar gazeta gjermane.

Muslija ka zhvilluar 19 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.

Ka nëntë gola të realizuar e gjashtë asistime.

Share This