Zyrtare: Lejson Zeqiri i bashkohet Bashkimit

Zyrtare: Lejson Zeqiri i bashkohet Bashkimit

Basketbollisti Lejson Zeqiri tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i KB Bashkimit.

Zeqiri i bashkohet klubit prizrenas nga KB Sigal Prishtina. Bashkimi përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar blerjen e Zeqirit.

“Lejson Zeqiri transferi i radhës”, ka shkruar klubi prizrenas.

Basketbollisti shqiptar do t’i mbrojë ngjyrat e Bashkimit deri në fund të sezonit, ndërsa ai luan në pozitën e alo-qendrës.

Me Zeqirin dhe me përforcimet tjera, Bashkimi synon të ketë paraqitje më të mira në pjesën e dytë të sezonit 2023/24, derisa aktualisht e sheh veten në vendin e gjashtë.

Share This