“Ishte i pandalshëm”, Griezmann: Sulmuesi që erdhi nga United na kushtoi ndeshjen!
Atletico Madrid regjistroi një tjetër hap fals në LaLiga teksa barazoi në shtëpi me shifrat 3-3 ndaj Getafes.
Një barazim që e bën skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone të humbasë terren në klasifikim dhe vështirësuar kështu objektivin titull.
Pas sfidës me Getafen, Antoine Griezmann duket se gjen edhe fajtorin që detyroi skuadrën e tij të mjaftohej me një pikë. Sipas francezit, lojtari që Getafe huazoi nga Manchester United, Mason Greenwood i kushtoi “Los Colchoneros” ndeshjen pasi ishte i papërmbajtshëm.
“Greenwood na shkaktoi shumë probleme sidomos në pjesën e dytë. Nuk mundëm ta ndalonim dhe ai na kushtoi ndeshjen”, tha Griezmann.
Kujtojmë se Greenwood u huazua te Getafe në verë nga Manchester United me 22-vjeçarin që po luan për herë të parë pas disa muajve jashtë fushave për shkak se ishte nën hetim për dhunë seksuale ndaj ish-të dashurës së tij.