Owen: Sezoni i Liverpool ishte zhgënjyes

Owen: Sezoni i Liverpool ishte zhgënjyes

Ish-futbollisti i njohur i Liverpool, Michael Owen, ka vlerësuar se për ish-skuadrën e tij sezoni ka qenë zhgënjyes pavarësisht investimeve të mëdha dhe pritjeve të larta.

Sipas tij, trajneri Arne Slot është nën presion të madh, por pritet të mbetet në detyrë të paktën në fillim të sezonit të ardhshëm.

“Shumë tifozë do të dëshironin ndryshim, por Liverpool zakonisht nuk i ndërron shpesh trajnerët. Ai fitoi titullin dhe me shumë gjasa do ta dërgojë skuadrën në Champions League, por kjo nuk mjafton për standardet e klubit”, ka thënë Owen.

Ish-sulmuesi anglez ka përmendur disa faktorë që, sipas tij, ndikuan në sezonin e dobët të Liverpool, përfshirë largimet e futbollistëve kyç, dëmtimet, problemet me harmonizimin e transferimeve të reja dhe ndikimin emocional pas humbjes së sulmuesit Diogo Jota.

Owen ka analizuar edhe transferimet e sulmuesve si Alexander Isak dhe Hugo Ekitike. “Liverpool kishte nevojë të përforconte sulmin dhe e pa si të arsyeshme afrimin e dy sulmuesve, megjithëse ekipi mbeti i pambuluar në disa role të tjera. Ekitike ka qenë një nga transferimet më të mira të skuadrës këtë sezon”, ka thënë ai.

Owen ka mbështetur vendimin e Manchester United për ta mbajtur Michael Carrick në krye të skuadrës, duke thënë se klubi më në fund ka gjetur stabilitet pas më shumë se një dekade vështirësish.
“Për mua është absolutisht vendimi i duhur. Manchester United ka qenë i dobët për më shumë se dhjetë vjet. Kanë provuar gjithçka – ish-lojtarë, trajnerë me emër dhe trajnerë të rinj, por asgjë nuk ka funksionuar,” është shprehur Owen.
Ai ka shtuar se Carrick e njeh klubin, kupton futbollin dhe po arrin rezultate pozitive, ndaj sipas tij nuk ka kuptim që të largohet në një moment kur skuadra duket se ka gjetur ritmin.

Share This