Ramadani i lumtur me fitoren ndaj Ballkanit: Futbollistët treguan karakter
Drita ka marrë fitore të madhe në përballje me Ballkanin 2-1, fitore që ishte me rikthim.
Bajram Jashanica realizoi për skuadrën mysafire, derisa Blend Baftiu dhe Blerim Krasniqi për vendasit.
Zekirija Ramadani ka mbetur shumë i kënaqur me tre pikët e arkëtuara nga kjo sfidë, derisa ka lavdëruar futbollistët e tij për karakterin e treguar.
“Padyshim që jam i lumtur edhe për rezultatin, por edhe për qasjen në lojë pasi të kesh rivalin direkt dhe të pësosh gol dhe ta përmbysësh rezultatin ndaj Ballkanit është meritë e madhe dhe meritë e tyre ku treguan karakter”.
“Pjesa e dytë nuk lejuam të na rrezikohet porta, por edhe menaxhuam rezultatin pasi e vetmja mundësi e Ballkanit ishin goditjet standarte dhe u munduam të
“Me këtë fitore do të kemi një pushim më të mirë dhe me këtë fitore rritet oreksi edhe te skuadrat e tjera”.
“Këta futbollistë kanë qenë edhe para se të vij unë, por unë mendoj se kemi gjetur drejtimin e duhur që të gjithë futbollistët të japin maksimumin, por edhe stili i lojës ka ndryshuar duke ia nxjerrë maksimumin të gjithë futbollistëve”.
“Humbja nga Malisheva ishte aksidentale dhe morëm mësim ku u pa sot loja e mirë nga të gjithë futbollistët”, deklaroi Zekirija Ramadani.