Sonko, objektiv i gjigantit spanjoll
Sulmuesi i Hacken, Momodou Sonko raportohet se është objektiv i Barcelonës.
Katalonasit nuk po kalojnë periudhë të mirë këtë sezon të garave, dhe tashmë trajneri Xavi Hernandez kërkon përforcime të reja qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sipas medieve spanjolle, Sonko është synim i skuadrës “Blaugrana”.
Ylli i Hacken kërkohet edhe nga Liverpooli dhe Leipzig, por siç raportohet, Barcelona është më afër lojtarit.
Madje, thuhet se tashmë krerët e Barçës kanë nisur negociatat me agjentin e lojtarit për transferimin e Sonko-s në “Camp Nou”.