Chelsea “rrëzon” Newcastle-n, kalon në gjysmëfinalen e EFL Cup

Chelsea “rrëzon” Newcastle-n, kalon në gjysmëfinalen e EFL Cup

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së ligës angleze, pasi që mundi Newcastle-n, me rezultat 4-2, pas penalltive pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

Newcastle ishte farë pran fitores në kohën e rregullt pasi deri në finish të ndeshjes ishin në epërsi prej 0-1, me golin e Wilson (16’).

Mirëpo, ishte Mudryk (90+2’) që gjeti rrugën e golit për Chelsean duke barazuar shifrat në 1-1.

Në ekzekutimin e penalltive Chelsea ishte më e mirë se skuadra mike, duke fituar me rezultat 4-2 dhe duke kaluar në gjysmëfinalen e kësaj gare joshëse në tokën angleze.

Në radhët e Chelsea titullar ishte edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili bërë paraqitje të mirë, madje, edhe shënoi gol, por që u anulua.

Share This