Pak para sfidës me Newcastle-n, Pochettino: Broja është i rikuperuar plotësisht
Trajneri argjentinas, Maurizio Pochettino thekson se Kupa Carabao është një prioritet për Chelsea këtë sezon dhe ai po përpiqet të fitojë trofeun e tij të parë.
Chelsea pret në “Stamford Bridge” skuadrën e Newcastle në çerekfinale dhe do të përpiqet të presë biletën në katër skuadrat më të mira të kompeticionit vendas, për herë të parë që nga sezoni 2021-2022.
“Sigurisht, unë dua të fitoj një trofe këtu në Angli. Unë dua të ngre një trofe tani në këtë kompeticion, sepse është e rëndësishme. Tekniku i bluve konfirmoi edhe se Christopher Nunku do të debutojë sot pas rikthimit nga dëmtimi në gju. Por me shumë mundësi sulmuesi francez do ta nisë nga stoli, duke mos qenë ende 100% për t’ia lënë vendin e titullarit njërit mes Armando Brojës dhe Nicolas Jackson.
“Tani ka të bëjë me ndihmën që ne duhet t’i japim atij që ai të ndihet 100%, dhe më pas të shohim sesi mund ta ndihmojë ekipin dhe të shohim se në cilin pozicion, në cilat dinamika të ndryshme ai përshtatet dhe është vendimtar.
Kjo është ajo që të gjithë presin. Tani ne kemi Jackson dhe Broja është plotësisht i rikuperuar”, deklaroi trajneri i Chelsea.