Gara për “Këpucën e Artë”, Harry Kane ngjitet në krye

Gara për “Këpucën e Artë”, Harry Kane ngjitet në krye

Harry Kane parakalon Akor Adams dhe ngjitet në krye të renditjes për “Këpucën e Artë” të Evropës.

Sulmuesi anglez, falë dygolëshit të shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Stuttgart në Bundesligë, ngjitet në kuotën e 20 golave sezonalë dhe kalon në renditje nigerianin e Montpellier.

Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Amahl Pellegrino i Bodo Glimt.

Në vendin e katërt mbetet Serhou Guirassy i Stuttgart, që ka relizuar 16 gola në kampionatin gjerman, ndërsa Lautaro Martinez ka kaluar Erling Haaland në këtë renditje të veçantë.

Renditja për “Këpucën e Artë” të Evropës:

1 ) Harry Kane (Bayern Mynih)                     40 pikë (20 gola x koeficentin 2)

2) Akor Adams (Lillestrom/Montpellier)      36,5 pikë (15 gol x 1,5 + 7 gol x 2)

3) Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt)               36 pikë (24 gol x koeficentin 1,5)

4) Serhou Guirassy (Stuttgart)                     32 pikë

5) Kylian Mbappé (PSG)                               32 pikë

6) Lautaro Martinez (Inter)                          30 pikë

7) Erling Haaland (Manchester City)            28 pikë

8) Andrej Ilic (RFS/Valerenga)                      27,5 pikë

9) Santiago Gimenez (Feyenoord)               27 pikë

10) Vangelis Pavlidis (AZ)                             27 pikë

Share This