Qëndrim Zyba sipas të gjitha gjasave pritet që karrierën ta vazhdojë në Kroaci

Qëndrim Zyba sipas të gjitha gjasave pritet që karrierën ta vazhdojë në Kroaci

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba sipas të gjitha gjasave pritet që karrierën ta vazhdojë në Kroaci.

Zyba në afatin kalimtar mund t’i bashkohet skuadrës së Osijekut, që është në negociata me Ballkanin, ka njoftuar sajti kroat “Germanijak” të martën.

Bëhet e ditur se Zyba po shihet si përforcim i madh në mesfushën e Osijekut, pasi dritën e gjelbër për transferimin e tij, e ka dhënë edhe trajneri Zoran Zekiq, i cili u largua nga Partizani i Kroacisë për të marrë drejtimin e klubit kroat.

Në fakt, mësohet se drejtuesit e Osijekut ka kohë që e kanë përcjell Zybën dhe janë të kënaqur me paraqitjet e tij, sidomos në ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Zyba është përcjell në dy ndeshjet kundër Dinamos së Zagrebit, ku Ballkani fitoi në Prishtinë dhe pësoi në Kroaci. Thuhet se klubet po negociojnë për dëmshpërblimin e Zybës, të cilin Osijeku është i gatshëm ta paguajë por jo edhe ndonjë çmim shumë të lart.

22-vjeçari prej verës së vitit të shkuar është pjesë e Ballkanit, ekip me të cilin ka të fituar edhe titull kampioni të Kosovës. Ai ka kontratë me Ballkanin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 4 gola e 1 asistim në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Po ashtu, Zyba ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.

Share This