Muller afër rinovimit me Bayern Munich
Bayern Munich dhe veterani Thomas Muller raportohet se janë afër marrëveshjes se re.
34-vjeçari është rikthyer titullar tek “Bavarezët” në ndeshjen kundër Stuttgartit, duke treguar edhe një herë vlerat e tij, ndonëse nuk ka qenë startues në disa ndeshje të këtij sezoni.
Muller ka luajtur vetëm 436 minuta në kampionat dhe 705 minuta në garat tjera, madje edhe me kombëtaren gjermane.
Lojtari dëshiron që të luajë të paktën deri në vitin 2025 dhe ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Bayerni nëse nuk merr ofertën e duhur.
Drejtuesit e klubit e kanë marrë mesazhin, largimi i një idhulli mund të sjellë reagimin e tifozëve, prandaj po mendojnë që të rinovojnë kontratën që skadon në fund të këtij sezoni.