Modriç: Do të ishte e pabesueshme ta fitonim përsëri Ligën e Kampionëve

Modriç: Do të ishte e pabesueshme ta fitonim përsëri Ligën e Kampionëve

Veterani i Real Madridit, Luka Modriç, ka thënë se do të ishte e pabesueshme nëse madrilenët do ta fitonin përsëri Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi kroat, i cili duket se po luan sezonin e fundit tek “Los Blancos”, shpreson se skuadra e tij, do të eliminojë skuadrën gjermane Leipzig.

Real Madridi dhe Leipzig do të ndeshen në muajin shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Do të ishte e pabesueshme ta fitonim përsëri Ligën e Kampionëve. Leipzig po ecën shumë mirë në Bundesligë, por ne shpresojmë të shkojmë larg”, ka thënë ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Share This