“Për ty Mili”, vlerësohet lart vepra e Milaim Krasniqit
Ka përfunduar me fitoren e ekipit të RTK-së ndeshja revyale kushtuar gazetarit dhe komentatorit sportivë Milaim Krasniqi, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ekipi i RTK-së shënoi fitore ndaj ekipit të RTSH-së, me rezultat 4:2.
Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së medaljes dhe trofeut ishin edhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla, i cili edhe luajti gjatë ndeshjes dhe drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në mesin tuaj. Kjo është forma më e duhur për ta kujtuar veprën e kolegut tonë Milaim Krasniqi. Kjo dëshmon se ai do të jetë gjithmonë në mesin tonë”, tha Ahmetxhekaj.
Ndërkaq, drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili tha se fjalët janë të vogla për të përmbëshur krejt kontributin që e ka dhënë Mili.
“Është kënaqësi që ju shoh bashkë. I falënderoj redaksitë e sportit të RTK-së dhe RTSH-së me rastin e një vjetorit të shkuarjes në amshim të kolegut tonë Milaim Krasniqi. Fjalët janë të vogla për të përmbëshur krejt kontributin që e ka dhënë Mili. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin kosovar dhe në gazetarinë sportive”, thesoi Halili.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportive të Kosovës, Edmond Thaçi falenderoi RTK dhe RTSH për mbjatjen e këtij aktiviteti sportiv kushtuar Milaim Krasniqit.
“Jam i nderuar që e përmbyll në këtë mënyrë takimin “Për ty Mili” kushtuar Milaim Krasniqit. Faleminderit familjës Krasniqi, gjithë kolegëve nga gjitha trevat shqiptare. Faleminderit RTK dhe RTSH. Ky është vetëm hapi i parë, hapi i ardhshëm do të jetë tradicional”, ka thekusar Thaçi.
Ndërkaq, bashkëshortja e të ndjerit Milaim Krasniqit, Fitorja, falenderojë organizatorët për një even të tillë kushtuar ‘Milit’.
“Faleminderit të gjithëve që jeni këtu për ta nderuar punën dhe veprën e Milaimit. Si familje jemi shumë të nderuar që jemi pjesë e përvjetorit të parë që sa do pak ta ndani dhimbjen me ne”, ka thënë bashkëshortja e ish-gazetarit Krasniqi.
Pjesë e këtij përvjetori kushtuar ikonës së gazetarisë ishin përfaqësues nga Mali i Zi dhe Ulqini.