Lewis pas barazimit me Crystal Palace: Është për të ardhur keq
Mesfushori i Manchester Cityt, Rico Lewis thotë se barazimi 2-2 me Crystal Palace nuk është rezultat i mirë për “Qytetarët”.
City bëri një hap fals në garën për kreun e tabelës duke marr vetëm një pikë në duel me Palace.
Lewis, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e Pep Guardiolës, thotë se është të për të ardhur keq që skuadra e tij, nuk fitojë kundër Palace.
“Vërtet është për të ardhur keq, por ne duhet të shikojmë veten dhe gabimet tona individuale”, ka thënë Lewis.
“Ne nuk mund të fajësojmë askënd, por mund të fajësojmë vetëm veten tonë”, ka theksuar ai.
Pas këtij barazimi, City mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, tri pikë larg liderit të tabelës, Liverpool.