“Për ty Mili”
Mesi i muajit dhjetor shënon një vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv Milaim Krasniqit.
Për të përkujtuar dhe nderuar figurën e tij, sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të zhvillohet një ndeshje revyale ndërmjet gazetarëve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Radiotelevizionit Shqiptar, e cila nis në orën 11:00.
Kjo ndeshje revyale pritet të mbledh gazetarë të shumtë sportiv për të nderuar ish-gazetarin e Radio Kosovës, e se fundmi ishte redaktor përgjegjës i programit në Radio Kosova 1.
Kush ishte Milaim Krasniqi?
Milaim Krasniqi të cilin të gjithë e thërrisnin “Mili”, ka lindur më 1 qershor 1969 në Makoc të Prishtinës. Kishte studiuar për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e kishte nisur në gazetën “Bujku” në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në Radion “Rilindja” dhe Radion “Kosova e lirë”. Ai kishte punuar edhe në Televizionin “AA”
Ndërkaq, në vitin 2001 bëhet pjesë e Radio Kosovës, ku kishte punuar deri në ditët e fundit të jetës. Gjatë kësaj periudhe, “Mili” kishte komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes. Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë Krasniqi kishte prezantuar edhe spektakle të ndryshme, ndërsa ka luajtur një rol të madh në afrimin dhe bashkëpunimin mes gazetarëve sportiv në Prishtinë dhe Tiranë, që i ndan vetëm kufiri.