Elita e futbollit rikthehet nesër me dy superpërballje  

Elita e futbollit rikthehet nesër me dy superpërballje  

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë javë me ndeshjet e xhiros së 33-të.

Pas ndeshjes Prishtina e Re-Prishtina (3-2), Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon nesër pasdite me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 33-të.

Elita e futbollit tonë tashmë ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku xhirot e fundit do të përcaktojnë kampionin, skuadrat që do të sigurojnë Evropën dhe ato që do të bien nga liga.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet në Gjilan, ku lideri Drita përballet me Ballkani. Gjilanasit janë vetëm një hap larg titullit dhe një fitore në këtë duel do t’i shpallte matematikisht kampionë të Kosovës.

Po të shtunën, një tjetër përballje e rëndësishme zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica pret Gjilanin, në një ndeshje me peshë të madhe për objektivat e të dy skuadrave.

Xhiro mbyllet të dielën me dy takime të tjera, ku Llapi përballet me Dukagjini, ndërsa Ferizaj pret Malisheva.

Superliga / Xhiro e 33-të

E shtunë:

16:00 – Drita – Ballkani (Gjilan)

16:00 – Drenica – Gjilani (Skenderaj)

E diel:

16:00 – Llapi – Dukagjini (Podujevë)

16:00 – Ferizaj – Malisheva (Ferizaj)

Share This