Atletico Madrid-Inter, Simeone: Do të jetë një sfidë e vështirë

Atletico Madrid-Inter, Simeone: Do të jetë një sfidë e vështirë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur për përballjen me Interin.

Madrilenët dhe skuadra “Nerazure” do të ballafaqohen në ndeshjen e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Strategu argjentinas e pranon se dueli me zikaltërit, do të jetë një sfidë e vështirë, por ai beson se të besuarit e tij, mund ta eliminojnë Interin.

“Ne e dimë se Liga e Kampionëve do të jetë gjithmonë e komplikuar dhe se të gjithë rivalët janë të vështirë për t’u përballur. Interi është në një moment të jashtëzakonshëm, veçanërisht në ligë”, ka thënë ai.

“Më pëlqen shumë si luajnë, më pëlqen Simone (Inzaghi) dhe Javier (Zanetti). Do të jetë një ndeshje e vështirë, le të shpresojmë se mund t’i lëndojmë ata”, ka theksuar Simeone.

Share This