Flick afër kontratës së re me Barcelonën

Flick afër kontratës së re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shumë afër rinovimit të kontratës me klubin katalanas, pas një periudhe të suksesshme në “Camp Nou”.

Tekniku gjerman mori drejtimin e skuadrës në maj të vitit 2024, duke zëvendësuar Xavi Hernandez, dhe që në sezonin e tij të parë arriti të fitojë zemrat e tifozëve.

Nën drejtimin e tij, Barcelona realizoi një “tripletë” historike në arenën vendore, duke fituar La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.

Sezoni aktual nisi gjithashtu me trofe, pasi Barcelona triumfoi sërish në Superkupë, këtë herë ndaj Real Madrid. Megjithatë, rrugëtimi në Ligën e Kampionëve u ndal në çerekfinale nga Atletico Madrid.

Pavarësisht eliminimit në Evropë, skuadra është vetëm një fitore larg sigurimit të titullit të dytë radhazi në La Liga, çka do ta konfirmonte edhe një tjetër sezon të suksesshëm për Flick.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka bërë të ditur se rinovimi është çështje kohe, ndërsa sipas gazetarit Fabrizio Romano, agjenti i trajnerit është duke punuar për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2028.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit janë të kënaqur me punën e Flick dhe e konsiderojnë atë si figurë kyçe për projektin afatgjatë të Barcelonës.

Share This