“Nderi i Kombit në Futboll”, Duka u jep çmimin më të lartë të Asamblesë së FSHF-së heronjve kuqezi
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pak para mbylljes së mbrëmjes gala për më të mirët e vitit 2023 në futboll, në emër të institucionit që drejton, i akordoi çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, titulli më i lartë që jep Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Kombëtares së Futbollit, për kualifikimin në finalet e Evropianit.
Presidenti Duka ftoi në skenë të gjithë futbollistët e pranishëm, stafin e Kombëtares, të cilëve ua dorëzoi të gjithëve, një e nga një, këtë çmim.