UEFA pranon kërkesa për 30 milionë bileta, ndeshjet e Shqipërisë prej më të kërkuarave
Interesimi për ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit vazhdon të jetë shumë i madh.
Këtë e dëshmojnë edhe kërkesat që janë bërë për biletat që u takojnë tifozëve të ekipeve pjesëmarrëse në Evropianin që verën e ardhshme mbahet në Gjermani.
UEFA ka njoftuar të hënën se ka pranuar kërkesa për plot 30 milionë bileta.
Tashmë janë caktuar grupet, vendet ku luhen ndeshjet dhe oraret e ndeshjeve. Deri më 12 dhjetor ishte i hapur aplikimi për tifozë të përfaqësueseve që do të garojnë në Gjermani. Dhe kërkesa ishte shumë e madhe për ngjarjen që mbahet prej 14 qershorit deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Çdo federatë që ka përfaqësuese në Evropian do të marrë nga 10 mijë bileta për secilën ndeshje që e luan. Disa prej federatave i kanë shitur biletat për grupet e tifozëve.
Biletat e mbetura do të ndahen si pjesë e shortit që do ta organizojë UEFA.