Roma–Partizani ndez “Air Albania-n”, Rama: Gjithçka do jetë speciale
Më 12 gusht në orën 20:00 do të luhet miqësorja Roma-Partizani në Stadiumin “Air Albania”, një prej eventeve më madhore të sportit përgjatë muajit gusht.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale premtoi një mbrëmje magjike, ndërsa mësohet se kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në Arenën Kombëtare për të ndjekur miqësoren Roma-Partizani.
Përpos spektaklit të sfidës në pushimin mes pjesëve, ai që do ta elektrizojë më shumë atmosferën është i ftuari special, këngëtari Noizy.
Radio Televizioni Shqiptar do e transmetojë ekskluzivisht miqësoren Roma e Morinjos dhe Partizanin kampion, në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport.
Jose Mourinho dhe Roma e tij rikthehen në kryeqytetin shqiptar më 12 gusht, pikërisht aty ku 15 muaj më parë ai shkroi historinë duke u bërë i pari trajner që fiton 3 trofetë madhore të klubeve të kontinentit, por edhe i pari trajner me një trofe evropian me 4 skuadra të ndryshme.