
“Nuk jam ndjerë xheloze për Selin”, gruaja e Mirit: Ndjenjat nuk ekzistonin
Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, e surprizoi këtë të fundit në “S’e Luan Topi”, teksa foli edhe për marrëdhënien e këtij të fundit me Selin Bollatin në “BB VIP 5”.
Ajo ka deklaruar se Miri nuk ka pasur ndjenja për Selin, andaj nuk është bërë xheloze, pavarësisht aludimeve gjatë rrugëtimit të tyre në “BB VIP 5”.
“Mesazhin që kishin dhënë të tjerët jashtë, nëse nuk jeni në të njëjtën situatë mos na gjykoni pa bazë. Mendohuni përpara se të flisni. Nuk jam ndjerë xheloze për Selin, absolutisht që jo. E para punës kam pasur dhe kam besim tek Miri. Nuk kam pse të jem xheloze për një gjë që nuk ekzistonte. Jam shumë e bindur. Kur ke besim tek partneri yt nuk ke pse je xheloze. Kisha besim të plotë, e kam akoma”, tha Rabea Shahini.
Miri po ashtu zbuloi se përse nuk e ka marrë deri më tani pasaportën gjermane, megjithëse prej shumë vitesh është i martuar me një shtetase të Gjermanisë.

