
Salahu me apel për tifozët e Liverpoolit, u kërkon t’i japin ish-kapitenin lamtumirën e “merituar”
Mohamed Salahu ka bërë një apel emocional për tifozët e Liverpoolit që t’i japin Jordan Henderson “lamtumirën që e meritonte” kur ish-kapiteni të kthehet në “Anfield”.
Sulmuesi egjiptian beson se largimi i papritur i Hendersonit në vitin 2023 e privoi legjendën e klubit nga një përshëndetje e duhur pas më shumë se një dekade shërbimi të mbushur me trofe në Merseyside.
Hendersoni pritet të luajë për herë të parë në “Anfield” që nga largimi i tij i shpejtë në verën e 2023, kur u transferua në Arabinë Saudite, dhe tani rikthehet në Premierligë me Brentfordin.
Duke folur për “TNT Sports”, Salahu theksoi rëndësinë e kontributit të Hendersonit në suksesin modern të klubit.
Vetë Hendersoni më herët ka pranuar se largimi nga Liverpooli ishte emocionalisht shumë i vështirë, duke e përshkruar si një “ndarje” të dhimbshme nga klubi ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Ai tha se e pati të vështirë edhe të ndiqte ndeshjet e ish-ekipit për një periudhë pas largimit, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale me klubin dhe qytetin.
Ky rikthim në “Anfield” pritet të jetë një moment i veçantë emocional, me pritshmëri që tifozët të tregojnë respekt për një nga figurat më të rëndësishme të epokës së fundit të Liverpoolit

