Klopp: Nuk e mbaj mend një paraqitje kaq dominuese kundër Man United

Klopp: Nuk e mbaj mend një paraqitje kaq dominuese kundër Man United

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë ndaj Manchester Unitedit, pavarësisht se kjo sfidë nuk prodhoi gola.

“The Reds” dhe ‘Djajtë e Kuq’ të dielën ndan pikët në derbin e madh anglez.

Strategu gjerman mendon se të besuarit e tij, dominuan plotësisht ndeshjen ndaj Man Unitedit.

“Nuk e mbaj mend një paraqitje kaq dominuese kundër Man United”, ka thënë Klopp.

Ai mendon se arbiri i ndeshjes ia mohoi një penallti Liverpoolit.

“Një penallti e mohuar, ndoshta referi gaboi”, ka theksuar Klopp.

Liverpool është e dyta në Premier League me 38 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Arsenal.

Share This