Sot shorti i Ligës së Kampionëve, priten përballje interesante

Sot shorti i Ligës së Kampionëve, priten përballje interesante

Sot (e hënë) do të tërhiqet shorti për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Liderët e fazës së grupeve do të përballen me pozitat e dyta, megjithatë nuk kanë të drejtë të luajnë me ato nga i njëjti shtet, apo që i kanë pasur respektivisht në fazën e grupeve.

16 skuadrat e kualifikuara janë të ndara në dy vazo, ku secila nga vazot ka tetë skuadra.

Në vazon e parë gjenden: Real Madrid, Manchester City, Arsenal, Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Real Sociedad.

Kurse në vazon e dytë janë: PSG, Inter, Napoli, Lazio, PSV, Porto, Copenhagen dhe RB Leipzig.

Shorti do të nis me fillim nga ora 12:00.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, do të hidhet edhe shorti për Ligën e Evropës, e pastaj edhe për Ligën e Konferencës.

Share This