Vdes një punëtor në vendin e punës në Meqë të Gjakovës

Vdes një punëtor në vendin e punës në Meqë të Gjakovës

Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës.

Lajmi për RTKlive është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë.

“Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

“Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, ndaj tij është inicuar rast ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe është ndaluar për 48 orë”, ka theksuar Krasniqi.

Share This