Statistikat, Barcelona ndër skuadrat më pak efikase të Evropës
Pas barazimit në “Mestalla” përballë Valencias ekipi blaugran ka humbur edhe më shumë “kontaktin” me formacionet kryesuese.
Për këtë motiv shanset e humbura përballë portierit “rëndojnë” më shumë për ekipin në fjalë, të cilit i duhen mesatarisht 8.87 goditje për t’iu gëzuar një goli. Statistikat tregojnë se Barcelona është formacioni i 58-të në Europë për raportin që ka mes golave të shënuar dhe rasteve të krijuara.
Për të realizuar 31 gola në La Liga, Barçës i janë dashur plot 275 goditje në portë. Statistikat vendosin përpara përgjegjësisë repartin e avancuar, i cili me në krye Robert Lewandowskin është vendosur në pikëpyetje nga drejtuesit e klubit dhe… numrat.
Mes sulmuesve, të cilët kanë shënuar 6 a më shumë gola në La Liga këtë sezon polaku është i treti për raport numër golash dhe rastesh për shënim. Lewës për të shënuar një gol i janë dashur mesatarisht 2.62 goditje ndërsa më keq se ai kanë bërë “vetëm” Rodrigo (2.67) dhe Injaki Uilliams (3.13).