Gazetarja nga Shqipëria: De Biasi trajner i duhur për Kosovën
Modertorja e njohur shqiptare, Ekeleida Zeko, ka folur për trajnerin e Kombëtares së Kosovës.
Zeko ka deklaruar që kombëtarja e Kosovës duhet të zgjedh italianin Gianni De Biasi për selektor.
Sipas saj ish trajneri i kombëtares shqiptare e ka dëshmuar vetën dhe e njeh shumë mirë mentalitetin shqiptar.
“Kombëtaren e Kosovës e shoh njëjtë si atë të Shqipërisë. E them këtë nga ndjeshmëria, por edhe profili i lojës. Prandaj duhet një trajner që njeh shqiptaret dhe i do ata. Nuk e di pse por mendoj se duhet një trajner si Gianni De Biasi që arriti kualifikimin me Shqipërinë”, tha ajo për ATV.
Kosova ende nuk ka trajner që nga shkarkimi i Primoz Glihas.
FFK ishte në kontakt me Robert Morenon, por ky i fundit refuzoi Kosovën dhe iu bashku një klubi rus.