Prishtina e ndal Ballkanin, triumfon Llapi
Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët në kryederbin e javës, derisa Llapi arkëtoi pikët e plota te Liria e Prizrenit.
Derbi mes “Bardhëkaltërve” dhe “Xhebrailave” ishte shumë i hapur nga minuta e parë, me shumë raste nga të dy anët.
Të dy skuadrat kosovare kishin raste shënimi mirëpo asnjëra prej tyre s’ia dolën t’i finalizojnë.
Ballkani rrezikoi me Edvin Kuc që goditi shtyllën nga një pozitë jo e favorshme, derisa Prishtina tentoi disa herë me Leotrim Kryeziun.
Kësisoj, Ballkani dhe Prishtina vetëm ndanë pikët në Suharekë, me vendasit që mbesin lider në tabelë me 39 pikë derisa Prishtina mban pozitën e pestë me 26 sosh.
Ndërkohë, Llapi ka vazhduar me rezultate pozitive, duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Liria.
Llapi ishte skuadër më e mirë nga minuta e parë, duke rrezikuar me disa aksione mjaftë të shpejtë.
Muhamet Hyseni i dha epërsinë mysafirëve pas një asistimi të bukur të Ilir Blakçorit (28’).
Ndërkohë, Hamdi Namani pastaj vulosi fitoren duke përfituar nga një tjetër asistim i Blakçorit (60’), shkruan nacionale.
Llapi tani ngjitët në pozitën e dytë me 34 sosh kurse Liria vazhdon të qëndrojë në fund me vetëm nëntë pikë.