Daquan Bracey shpallet MVP i publikut

Daquan Bracey shpallet MVP i publikut

Daquan Bracey është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Pejës dhe Trepçës, në një votim të ndjekësve në rrjetet sociale të Federata e Basketbollit e Kosovës.

Peja mbrëmë mundi Trepçën, me rezultat 95-93, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së pley-off-it.

Bracey u dallua me një paraqitje të plotë, duke regjistruar 26 pikë, 4 kërcime dhe 10 asistime në këtë përballje, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në fitoren e skuadrës së tij.

Performanca e tij e gjithanshme në të dyja anët e fushës e bëri atë zgjedhjen e publikut si lojtari më i dalluar i takimit.

Share This