Hoti: Kuvendi në ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje

Hoti: Kuvendi në ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës hyn në fazën përfundimtare të procesit për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale nga Prizren, Hoti theksoi se deputetët do t’i rikthehen punimeve parlamentare në dy ditët e fundit të afatit kushtetues për të zgjedhur kreun e shtetit.

“Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri, ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e Presidentit, atëherë vendi përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Afati kushtetues për përmbylljen e këtij procesi është deri më 28 prill, datë që konsiderohet vendimtare për stabilitetin institucional të vendit.

Share This