Ancelotti i del në mbrojtje Xavit pas rezultateve zhgënjyese

Ancelotti i del në mbrojtje Xavit pas rezultateve zhgënjyese

Barcelona po kalon momente të vështira në fushë.

Klubi ka mbetur prapa Real Madridit dhe Gironas garën për titull në La Liga, pas një serie rezultatesh zhgënjyese.

Humbjet e fundit ndaj Girona dhe Royal Antwerp dhe barazimin me Valencian kanë bërë që presioni të rritet mbi trajnerin Xavi Hernandez, me lojtarët që ngadalë humbasin besimin te spanjolli, shkruan lajmi.

Ndërsa Xavi vazhdon të përballet me presion, ai ka gjetur mbështetje nga një figurë e papritur.

Carlo Ancelotti i ka dal në mbrojtje kundërshtarit të tij.

Në një intervistë të fundit për Diario SPORT, Ancelotti u pyet për punën e Xavi.

“Është normale që trajneri të ketë kritika. Pastaj secili e konsideron kritikën të drejtë ose të padrejtë. Në botën tonë, kritika është e zakonshme. Gjykimi për një trajner varet nga rezultatet. Askush nuk kujdeset për metodologjinë, aftësinë për të trajtuar situata të ndryshme, lojtarët që qëndrojnë në stol. Gjykimi është nëse fitoni apo nuk fitoni”, tha ai.

Trajneri i Real Madrid vazhdoi të mbrojë punën e Xavi, duke sugjeruar se spanjolli është një profesionist i talentuar.

“Xavi e di mirë këtë, ai është një profesionist i madh, një trajner i madh dhe ka aftësinë për të trajtuar këto situata,” shtoi Ancelotti.

Share This