Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Parashikohet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa në relievet malore të lindjes do të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë mesditës dhe pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 8 metra në sekondë.

Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1–2 ballë.

Share This