Superliga vjen sot me dy superduele
Xhiro e 18-të në Albi Mall Superligë do të vazhdoj sot me dy ndeshjet e fundit që janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Suharekë, ku përballen Ballkani dhe Prishtina.
Suharekasit synojnë të rikthehen te fitoret pas humbjes nga Llapi xhiron e kaluar dhe të rrisin edhe më shumë diferencën me Dritën.
Në anën tjetër kryeqytetasit udhëtojnë drejt Suharekës për mos tu mposhtur, pasi nuk duan të mbesin larg me top katërshes me pikë.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren, ku Liria pret Llapin.
Bardhezinjtë janë të fundit në tabelë dhe kanë nevojë të madhe për pikë dhe duan ta mbyllin sezonin vjeshtor me fitore.
Në anën tjetër Llapi që po lufton për titullin e kampionit çdo rezultat tjetër përveç fitores e konsideron si dështim, shkruan olle.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 13:00.